Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Pas Doverit, qindra protestues u mobilizuan edhe në Portsmouth të Anglisë, duke tentuar të pengojnë mbërritjen dhe transferimin e emigrantëve. Të veshur tërësisht me të zeza, me kapuça dhe fytyrat e mbuluara, demonstruesit, lidhen sipas medias italiane me qarqe të së djathtës ekstreme jashtëparlamentare. Në fundjavë, të paktën 500 persona bllokuan për disa orë trafikun në portin e Doverit, nyja kryesore që lidh Britaninë e Madhe me Europën, duke shkaktuar probleme të konsiderueshme për udhëtarët. Protestuesit thërrisnin “Ndaloni varkat!”, duke iu referuar emigrantëve që mbërrijnë përmes Kanalit të La Manshit. Policia monitoroi situatën, por nuk ndërhyri. Skena të ngjashme u përsëritën në Portsmouth, ku pritej mbërritja e një varke me 140 emigrantë të paligjshëm, e nisur disa orë më parë nga brigjet e Normandisë. Mjeti...