Për herë të parë në Shqipëri, Georgi Gospodinov vjen në SINTRAK si i ftuar nderi i edicionit të parë të festivalit
8 September, 2026 - 13:30 Shkrimtari i parë bullgar, fitues i International Booker Prize 2023 për romanin Kohëstrehim (Time Shelter), Gospodinov është një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore europiane. Librat e tij janë botuar në rreth 40 gjuhë, ndërsa vepra e tij përfshin poezi, tregime, romane, dramaturgji dhe skenarë. Ai do të vjen në SINTRAK si i ftuar nderi i edicionit të parë të festivalit. Në vitin 2023, ai u shpall Kalorës i Urdhrit Francez të Arteve dhe Letërsisë, ndërsa së fundmi është nderuar edhe me Çmimin Europian Jean Monnet. Romani i tij më i fundit, Kopshtari dhe vdekja, është përzgjedhur nga The New Yorker ndër librat e vitit. Në shqip, lexuesit e njohin Gospodinovin përmes Roman Natyral përkthyer nga Janka Selimi,...
Burimi:
kultplus.com