Grabiten 4 vepra arti me vlerë 9 milionë euro në Muzeun Renoir në Francë
Dy persona kanë grabitur katër vepra arti nga Muzeu Renoir në Cagnes-sur-Mer, në Rivierën Franceze, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Njërën prej veprave, autorët e kanë braktisur gjatë arratisjes, pasi janë pikasur nga policia. Sipas kryebashkiakut të qytetit, Brian Masson, hajdutët kanë hyrë me forcë në muze pak para orës 06:00. Ata janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë dhe janë ndjekur nga policia, por kanë arritur të largohen në këmbë. “Pasi u identifikuan falë kamerave të mbikëqyrjes me video të qytetit, dy individët ikën me vrap, duke braktisur në përpjekje një nga pikturat që kishin vjedhur”, deklaroi Masson. Alarmi i muzeut është aktivizuar në orën 05:48, ndërsa pesë minuta më vonë, policia bashkiake ka mbërritur në vendngjarje. Vlera e katër veprave të...
Burimi:
syri.net