“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon për miratim më 17 shtator
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se projektligji që adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve do të shqyrtohet dhe pritet të miratohet në Kuvend më 17 shtator. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se projektligji është depozituar nga dy deputetë të Partisë Socialiste dhe është dorëzuar brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. “Në Kuvend ka 140 deputetë, por vetëm 2 deputetë të PS-së kanë dorëzuar një projektligj që adreson vendimin e Kushtetueses. Kështu po e ushtrojmë përgjegjësinë që na takon”, u shpreh Balla. Ai theksoi se nisma do të shqyrtohet me prioritet, por jo me procedurë të përshpejtuar. “Projektligji është depozituar brenda afatit të caktuar nga Kushtetuesja dhe do të shqyrtohet me prioritet. Është një...
Burimi:
vizionplus.tv