“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Gazetari Roland Qafoku paraqiti një historik të drejtuesve të SHISH, duke nënvizuar momentet kryesore të këtij institucioni. Ai kujtoi kur drejtuesi i parë u arrestua, por më pas u shpall i pafajshëm. “Duket sikur SHISH vetëm vetëm kap disa politikanë dhe i çon në SPAK. Por, nuk është vetëm kjo puna. Ndër drejtuesit e SHISH, i pari ka qenë Irakli Koçollari, në vitin 91-92, është themeluesi i Shërbimit Informativ Shtetëror pas rrëzimit të regjimit komunist. Edhe pse kishte punuar gjatë regjimit komunist në Shërbimin Informativ, ai më shumë njihej te pjesa diplomatike i Shërbimit Sekret të asaj kohe. Është themeluesi, madje dhe emri në atë kohë SHIK, Shërbim Informativ Kombëtar, e ka vënë Irakli Koçollari. Pati fatin e keq që pasi la detyrën u arrestua...