Ylli i “The Exorcist” Ellen Burstyn nderohet me Luanin e Artë në moshën 93-vjeçare
Ellen Burstyn, ikona e filmave horror dhe ylli i “The Exorcist”, është rikthyer në qendër të vëmendjes në moshën 93-vjeçare. Aktorja u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia, ku u nderua me Luanin e Artë për Arritje Gjatë Jetës. Burstyn është një nga aktorët e rrallë që ka fituar Kurorën e Trefishtë të aktrimit, duke pasur në koleksion një Oscar, një Tony dhe dy çmime Primetime Emmy, shkruan DailyMail. Roli i saj më i famshëm mbetet Chris MacNeil në filmin horror “The Exorcist” të vitit 1973, ku ajo luajti nënën që kërkon ndihmë për vajzën e saj të pushtuar nga një demon. Në paraqitjen e saj në Venecia, aktorja u shfaq fillimisht me një kostum të gjelbër, ndërsa më pas veshi një kostum portokalli...
Burimi:
kohajone.com