42 shkolla të reja në Shqipëri, arsimi hyn në një tjetër standard, më shumë hapësira moderne për nxënësit dhe mësuesit
Viti i ri shkollor pritet të nisë me një tjetër panoramë të infrastrukturës arsimore në vend: 42 shkolla dhe terrene sportive të reja në të gjithë Shqipërinë, prej të cilave 8 vetëm në Tiranë. Investimi synon të krijojë mjedise më moderne, të sigurta dhe më të përshtatshme për nxënësit dhe mësuesit. Një shkollë nuk është vetëm një ndërtesë ku fëmijët shkojnë çdo mëngjes për të mësuar. Është hapësira ku formohen ëndrrat e para, ku një fëmijë mëson të bashkëpunojë, të pyesë, të zbulojë dhe të besojë te vetja. Për këtë arsye, cilësia e arsimit nuk lidhet vetëm me programet mësimore dhe tekstet shkollore, por edhe me mjedisin ku zhvillohet procesi i dijes. Në këtë drejtim, infrastruktura arsimore po përballet me një transformim të rëndësishëm. Zëvendëskryeministrja...
Burimi:
kohajone.com