Banka e Shqipërisë dhe BERZH bashkojnë forcat për financimin e grave sipërmarrëse

Banka e Shqipërisë dhe BERZH bashkojnë forcat për financimin e grave sipërmarrëse

Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) organizuan sot ceremoninë e lançimit të “WE Finance Code Albania – Kodi për Financimin e Grave Sipërmarrëse”, duke shënuar fillimin e një partneriteti kombëtar për të avancuar aksesin në financim për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) të drejtuara apo në pronësi të grave. Ceremonia, e zhvilluar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u çel me fjalët përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në BERZH. Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko e vlerësoi këtë nismë si një angazhim të rëndësishëm që synon të mbështesë zhvillimin e sipërmarrjes së grave, përmes një qasjeje të bazuar në të dhëna, bashkëpunimit institucional dhe veprimeve...