Edi Rama: “Ditë krenarie për arsimin kombëtar”, rezultatet e PISA 2025 sjellin një përmirësim të jashtëzakonshëm të nxënësve shqiptarë

Edi Rama: “Ditë krenarie për arsimin kombëtar”, rezultatet e PISA 2025 sjellin një përmirësim të jashtëzakonshëm të nxënësve shqiptarë

Nga Albert VatajEdi Rama: “Ditë krenarie për arsimin kombëtar”. Rezultatet e PISA 2025 sjellin një përmirësim të jashtëzakonshëm të nxënësve shqiptarë krahasuar me vitin 2022, duke e vendosur Shqipërinë në krye të Ballkanit Perëndimor në matematikë dhe në një pozitë udhëheqëse në shkencë.Ka rezultate që maten me pikë dhe ka rezultate që maten me besim. Ka statistika që tregojnë një ndryshim numerik dhe ka shifra që, përtej tabelave, tregojnë se diçka ka nisur të lëvizë në thellësi të një sistemi.Rezultatet e PISA 2025, të publikuara sot nga OECD, sjellin një prej lajmeve më të rëndësishme për arsimin shqiptar të viteve të fundit. Shqipëria ka shënuar një rritje të fortë në të tri fushat kryesore të vlerësimit: 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe...