Blloqet e luftës Greqi-Turqi-Izrael/ Në lojën e re gjeopolitike,’Mburoja e Akilit’ mund të jetë vetëm fillimi

Blloqet e luftës Greqi-Turqi-Izrael/ Në lojën e re gjeopolitike,’Mburoja e Akilit’ mund të jetë vetëm fillimi

Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje historike në fushën e mbrojtjes, me vlerë 3.5 miliardë dollarë, për krijimin e një rrjeti të integruar të mbrojtjes ajrore dhe kundërraketore. Projekti, i pagëzuar “Mburoja e Akilit”, do të bashkojë sistemet izraelite David’s Sling, Spyder dhe Barak, radarë shumëfunksionalë, si dhe sisteme Drone Dome kundër kërcënimit nga dronët. Marrëveshja vjen në një moment të tensionuar për Mesdheun Lindor dhe nuk shihet vetëm si një bashkëpunim teknik në fushën e mbrojtjes. Në sfond qëndrojnë kërcënimi iranian dhe rivaliteti Greqi–Turqi. Sulmet me dronë dhe raketa në rajon kanë shtuar shqetësimet e Athinës për sigurinë e territorit dhe infrastrukturës strategjike. Goditja e një droni iranian në Qipro ka rritur më tej vëmendjen e Greqisë ndaj mbrojtjes kundër mjeteve pa pilot....