OSHEE drejt një rrjeti energjetik inteligjent, Hima: Digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale do të luajnë rol kyç

OSHEE drejt një rrjeti energjetik inteligjent, Hima: Digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale do të luajnë rol kyç

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) synon të zhvillojë një rrjet energjetik më inteligjent, ku digjitalizimi, matësit inteligjentë, automatizimi dhe inteligjenca artificiale do të luajnë rol kyç, deklaroi administratori i përgjithshëm i kompanisë, Mentor Hima. Hima e prezantoi këtë vizion në konferencën ndërkombëtare “3rd International Conference on Renewable Energies and Smart Technologies – IEEE REST 2026”, zhvilluar në Tiranë ku OSHEE Group ishte një prej mbështetësve të aktivitetit. Sipas Himës, rrjeti i së ardhmes nuk duhet të jetë vetëm më i madh dhe më i qëndrueshëm, por edhe më inteligjent. Në këtë drejtim, modernizimi i infrastrukturës duhet të shoqërohet me digjitalizimin, smart metering, automatizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale. Qëllimi, sipas tij, është kalimi nga një rrjet që reagon ndaj problemeve në një...