“Jo celularëve në seanca”- Maks Haxhia: U kemi dërguar kërkesë, por GJKKO nuk u ka kthyer përgjigje avokatëve! Shkelen të drejtat

“Jo celularëve në seanca”- Maks Haxhia: U kemi dërguar kërkesë, por GJKKO nuk u ka kthyer përgjigje avokatëve! Shkelen të drejtat

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, ka folur lidhur me rregulloren e re të GJKKO-së, e cila ndalon përdorimin e celularëve gjatë seancave gjyqësore. Haxhia tha se avokatët i kanë dërguar një kërkesë Gjykatës së Posaçme për rishikimin e kësaj mase, por deri më 8 shtator nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas Haxhisë, rregullorja bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, praktikën e Gjykatës së Strasburgut, por edhe me Kodin e Procedurës Penale. Ai e cilësoi mungesën e një përgjigjeje nga GJKKO-ja si “mungesë respekti institucional” ndaj avokatëve. “Me t’u përballur me këtë rregullore, kryetari i Dhomës, së bashku me kryetarin e Dhomës së Tiranës, kemi bërë reagimin e parë në media, duke kundërshtuar rregulloren e re si një akt...