VIDEO/ Kontrolle të shtuara, FNSH dhe Krimet zbarkojnë në lagjen e njohur të Vlorës
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në bashkëpunim me strukturat e Krimeve, kanë zhvilluar kontrolle të shtuara në disa zona të qytetit të Vlorës. Aksioni policor është përqendruar në lagjen Çole, në zonën e Transballkanikes dhe në Ujin e Ftohtë, ku efektivët kanë ndaluar automjete dhe persona për verifikim. Kontrollet janë shtrirë edhe në ambiente të ndryshme, ndërsa në fokus të tyre janë personat e shpallur në kërkim, verifikimi për armëmbajtje pa leje dhe evidentimi i individëve që mund të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Burimi:
syri.net