Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Liderët evropianë kanë bërë thirrje për një qasje të koordinuar evropiane në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se Evropa duhet të ketë rol në negociatat për të ardhmen e Ukrainës, Duke folur në një konferencë të përbashkët për media pas samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, kryeministri irlandez, Michael Martin, tha se Bashkimi Evropian (BE) dhe EPC-ja kanë qenë “të domosdoshëm” për Ukrainën përmes mbështetjes së tyre. “Besoj se edhe vetë amerikanët do ta pranonin se Evropa duhet të ketë një zë në tryezën e negociatave”, tha Martin, duke theksuar se mbështetja financiare, mbrojtëse dhe ushtarake e Evropës mbetet thelbësore për Kievin. “Evropa duhet të ketë një zë të unifikuar negociues në tryezë, por kjo...