Qeveria 6.4 milionë euro kompensim për televizionet, Shqipëria liron frekuencat 700 MHz për rrjetin 5G

Qeveria 6.4 milionë euro kompensim për televizionet, Shqipëria liron frekuencat 700 MHz për rrjetin 5G

Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për lirimin e frekuencave të njohura si Digital Divident Dy (DD2), të cilat aktualisht përdoren për transmetimet audiovizive dhe do të kalojnë në përdorim të rrjeteve të komunikimeve elektronike të lëvizshme, përfshirë teknologjinë 5G.Për këtë proces parashikohet një fond kompensimi prej 6 milionë e 432 mijë e 500 eurosh, që do të përballohet nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Fondi synon të mbulojë pjesërisht kostot direkte që do të kenë operatorët televizivë dhe Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) për përshtatjen e infrastrukturës së transmetimit dhe zhvendosjen e sinjalit në frekuenca të tjera.Kompensimi do të ndahet në dy këste. 50% e shumës, ose rreth 3.2 milionë euro, do të paguhet në fillim të procesit, ndërsa pjesa tjetër do...