Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Media spanjolle ka zbardhur detaje nga e kaluara kriminale e Luka Beqirajt, 39-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri të martën në Orihuela Costa të Spanjës. Sipas një artikulli të publikuar nga gazeta spanjolle El Español, Beqiraj, i njohur edhe me nofkën “Kriols”, dyshohet se kishte lidhje me organizata kriminale italo-shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve të luftës. Sipas medias spanjolle, Beqiraj ishte pjesë e një rrjeti kriminal që furnizonte me armë dhe municione grupe narkotrafikantësh në Itali. Emri i tij doli në skenë gjatë një operacioni të madh të autoriteteve italiane në vitin 2019, të koduar “Fiori di Primavera” (Lulet e Pranverës). Operacioni, i zhvilluar nga Policia Financiare italiane pas dy vitesh hetime, përfundoi me 27 të arrestuar, mes...
Burimi:
gijotina.com