Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Kombëtarja shqiptare ka regjistruar një tjetër sukses të rëndësishëm në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Finlandën me rezultatin 2-0 në stadiumin “Air Albania”. Një fitore e merituar për skuadrën kuqezi, e cila tashmë sheh gjithnjë e më pranë realizimin e objektivit të këtij edicioni. Protagonistët e mbrëmjes ishin Ernest Muçi dhe Rey Manaj, të cilët vulosën triumfin me nga një gol spektakolar në secilën pjesë të lojës. Shqipëria e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke kërkuar që në minutat e para të vendoste diktatin në fushë. Rasti i parë serioz erdhi nga Laçi, ndërsa më pas provuan edhe Asllani e Muçi. Zhbllokimi i rezultatit do të vinte në minutën e 35-të, kur Ernest Muçi dhuroi një perlë të vërtetë. Sulmuesi kuqezi goditi me të...