Një perlë nga Ernest Muçi dhe super gol nga Rey Manaj, kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Finlandës

Një perlë nga Ernest Muçi dhe super gol nga Rey Manaj, kuqezinjtë kalojnë në avantazh ndaj Finlandës

Shqipëria ka shënuar dy herë ndaj Finlandës, pra 2-0. Shqipëria po përballet këtë të enjte me Finlandën në një sfidë vendimtare për Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë, me 9 pikë, synojnë fitoren për të konsoliduar vendin e parë dhe për t’u hakmarrë për humbjen 2-1 në Helsinki. Njëkohësisht, Shqipëria kërkon të thyejë ecurinë negative ndaj nordikëve, të cilët kanë fituar 5 nga 8 përballjet mes tyre. Ja kronika e lojës: 51’- GOOOOOOL SHQIPËRIA 2-0! Rey Manaj shënon me kokë, pas një krosimi të marrë me të majtën nga Hysaj. 50’- Rrezikon Etrit Berisha, por arrin ta largojë në kohë mbi vijën fatale. 46’- Pjesa e dytë nis me rast të mirë për Finlandën. Kallman i afrohet barazimit me kokë. 45′- Starton pjesa e...