Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Zgjedhjet lokale, zbulon prapaskenat e kandidaturave në PD

Partia Demokratike ka hyrë në fazën e përgatitjeve për zgjedhjet e 9 majit, duke u kërkuar strukturave lokale të nisin identifikimin e personave që mund të përfaqësojnë forcën politike në garën për drejtimin e bashkive. Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetari Juxhin Mustafaraj, drejtuesit e PD-së, Sali Berisha dhe Flamur Noka, u kanë përcjellë degëve të partisë udhëzimet për nisjen e këtij procesi. Një ndër orientimet kryesore është zgjerimi i rrethit të kandidatëve përtej strukturave tradicionale të partisë. Demokratët synojnë të shqyrtojnë edhe emra nga shoqëria civile, bota akademike, studentët, pedagogët dhe individë me profil të njohur publik. Për Lezhën emri që po qarkullon është ai i Gjin Gjonit, i cili raportohet se ka shprehur ambicien për të garuar për drejtimin e bashkisë. Ai...