Nga diplomacia te lufta e Kosovës, UEJL promovon librin e Zef Mazit më 18 nëntor
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), do të organizojë promovimin e librit “Kosova – Lufta e heshtur: Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991–1999)”, me autor Zef Mazi. Në këtë ngjarje, librin do ta prezantojnë si promotorë Akademik Abdylmenaf Bexheti dhe Avni Spahiu, ish-ambasador i Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Përmes këtij botimi, autori sjell një perspektivë mbi diplomacinë ndërkombëtare, përpjekjet diplomatike dhe zhvillimet politike që ndikuan në përcaktimin e rrjedhës së ngjarjeve në Kosovë gjatë viteve 1991–1999. Libri synon të hedhë dritë mbi rolin e diplomacisë dhe aktorëve ndërkombëtarë në një periudhë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. Promovimi do të mbahet më 18 nëntor 2026 (e mërkurë), në orën 11:00, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ngjarja është...
Burimi:
javanews.al