Ekspozitë në Muzeun Etnografik të Elbasanit, kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore
12 November, 2026 - 21:00 Në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Paligjshëm të Pasurive Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, në bashkëpunim me Muzeun Etnografik të Elbasanit, organizoi ekspozitën “Ruajmë të shkuarën, mbrojmë të ardhmen – Trashëgimia qëndron në vendin e saj”. Ekspozita solli skica të objekteve arkeologjike dhe etnografike nga rajonet e Korçës dhe Elbasanit. Punimet janë realizuar nga specialisti Florenc Cenolli. Mes tyre u prezantuan edhe pesë objekte etnografike të humbura ose të vjedhura nga koleksioni i Muzeut Etnografik të Elbasanit. Përmes kësaj nisme synohet të rritet ndërgjegjësimi për mbrojtjen e pasurive kulturore dhe parandalimin e trafikimit të tyre. Organizatorët përcollën mesazhin se trashëgimia kulturore nuk është thjesht një objekt, por pjesë e historisë dhe identitetit kombëtar. Për këtë arsye,...
Burimi:
kultplus.com