Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së
Forcat Mbrojtëse Finlandeze kanë regjistruar një sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës, në Detin Baltik. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i ushtrisë finlandeze, sipas të cilit forcat po monitorojnë situatën në vijim të incidentit. Autoritetet në Helsinki theksuan se vendi nuk përballet me ndonjë kërcënim të menjëhershëm ushtarak. Ushtria nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e sulmit apo identitetin e saktë të anijes së goditur, shkruan Albanian Post. Sulmi ndaj anijes ruse në Gjirin e Finlandës u regjistrua pranë ishullit rus Gogland, rreth 40 kilometra në jug të bregdetit finlandez. Këtë e bëri të ditur një zyrtar i lartë finlandez që foli në kushte anonimiteti. Mediat estoneze raportojnë se objektiv i sulmit ishte një anije e vogël e...
Burimi:
kohajone.com