Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian të Barit e anasjelltas, duke shtyrë me 10 orë nisjen e trageteve të parashikuar për mbrëmjen e kësaj të enjteje. Sipas Autoritetit Portual të Durrësit, tragetet që do të niseshin në orën 22:00, do të largohen mëngjesin e 13 nëntorit, në orën 08:00. Udhëtarët janë njoftuar për ndryshimin e orarit, por ata thonë se kanë pak informacion mbi kohën e nisjes. “Kur erdha në Shqipëri, gjithçka shkoi mirë, pa probleme. Tani nuk e di, thonë se ka vonesë, por shpresoj të mbërrijë të paktën në kohë në Itali”, tha udhëtari italian. Ndërkohë, procedurat e imbarkimit të pasagjerëve dhe automjeteve kanë vijuar normalisht. Udhëtarët do i...