Paketa Fiskale 2027, bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh, faliment

Paketa Fiskale 2027, bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh, faliment

Paketa Fiskale 2027 ka hasur në kundërshtime të shumta nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët kërkojnë rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit. Gjatë gjithë ditës së sotme, përfaqësues të dhomave të tregtisë, industrisë prodhuese, eksportuesve, turizmit, transportit, profesionistëve të lirë dhe grupeve të tjera të interesit paraqitën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat kundërshtimet e tyre ndaj ndryshimeve fiskale që parashikohen të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2027. Në qendër të debateve ishte rritja e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë dhe rritja e TVSH-së për akomodimin nga...