Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se vendi pritet të përfshihet nga reshje mesatare dhe intensive në disa qarqe gjatë pasdites së kësaj të enjte dhe ditës së nesërme, 13 nëntor. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së 12 nëntorit, reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata, priten në qarqet Shkodër dhe Kukës. Ndërsa për ditën e nesërme, reshje intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. AKMC paralajmëron se si pasojë e reshjeve mund të ketë grumbullime të përkohshme të ujit në disa zona urbane, ndërsa në zonat malore ekziston rreziku i vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të dherave. Agjencia u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masa parandaluese, të monitorojnë zonat me rrezik...
Burimi:
gijotina.com