Aksident zinxhir, përplasen 18 automjete dhe 5 kamionë. Të paktën 14 viktima

Aksident zinxhir, përplasen 18 automjete dhe 5 kamionë. Të paktën 14 viktima

Një aksident i rëndë me pasoja tragjike është regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku një përplasje masive mes 18 makinave dhe pesë kamionëve ka shkaktuar të paktën 14 viktima dhe 30 të plagosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, më 12 nëntor, në autostradën Sheikh Khalifa bin Zayed, pranë hyrjes së emiratit të Fujairah. Sipas të dhënave paraprake të policisë, shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë humbja e kontrollit të një kamioni nga drejtuesi i tij. Automjeti u përplas fillimisht me një tjetër mjet, më pas u përmbys dhe goditi disa makina që ndodheshin të ndaluara në trafik. Situata u përkeqësua brenda pak çastesh, pasi përplasja shkaktoi një zjarr të madh, i cili përfshiu edhe automjete të tjera në zonë. Në vendngjarje u...