Të shtëna në Uashington pranë Shtëpisë së Bardhë: një i vdekur dhe katër të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtëna me armë zjarri në Uashington, jo larg Shtëpisë së Bardhë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin amerikan, në zonën pranë selisë së presidencës. Ajo ka shkaktuar alarm të menjëhershëm në institucionet e sigurisë dhe në opinionin publik. Ky është një nga incidentet me armë zjarri që prek drejtpërdrejt zonën më të mbrojtur të kryeqytetit amerikan, ku ndodhen institucionet më të larta të shtetit. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët. Zona ku ndodhi incidenti u rrethua nga forcat e rendit. Deri tani nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe as gjendja shëndetësore e të plagosurve, ndërsa hetuesit vijojnë punën...
Burimi:
kohajone.com