E FUNDIT/ Muçi hipotekon vendin e titullarit dhe Laçi rikthehet nga minuta e parë, publikohet formacioni i Shqipërisë

E FUNDIT/ Muçi hipotekon vendin e titullarit dhe Laçi rikthehet nga minuta e parë, publikohet formacioni i Shqipërisë

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme me Finlandën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Përballja do të luhet në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45. Trajneri Maran ka bërë publik formacionin anti-Finlandë. Në portë rikthehet sërish Berisha, ndërsa përpara tij në mbrojtje rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Më tej gjenden Ramadani, Asllani dhe Laçi që rikthehet sërish nga minuta e parë. Ndërkaq Muçi duket se e ka hipotekuar vendin e titullarit te Kombëtarja, ku së bashku me Pilon do të ndihmojnë Manajn në majën e sulmit./Sporr Ekspres/