Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare ka publikuar formacionin zyrtar për përballjen me Finlandën, e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran zbresin në fushë me synimin për të marrë tri pikët dhe për të hedhur një tjetër hap drejt sigurimit të vendit të parë në grup. Shqipëria kryeson renditjen me 9 pikë dhe kërkon të marrë revanshin ndaj finlandezëve, pas humbjes 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në Helsinki një muaj më parë. Përballja e kësaj të enjteje përbën gjithashtu një mundësi për t’i dhënë fund një serie negative në përballjet direkte. Fitorja e fundit e Shqipërisë ndaj Finlandës daton në vitin 1980, ndërsa bilanci historik mes dy përfaqësueseve favorizon nordikët. Trajneri Rolando Maran ka vendosur t’u besojë këtyre 11 futbollistëve për...