Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

Nga Lorenc Vangjeli Ka kohë që fantazma e Fatos Nanos e viziton në qeli mbas mesnate Erion Veliajn. Duke i treguar vazhdimisht e vazhdimisht historinë dramatike të jetës së tij. I tregon për momentin kur e dërguan me pranga në burgun e Tiranës, çastin kur e degdisën si të burgosur ordiner në Bënçë të Tepelenës dhe rikthimin triumfues në Tiranë si kryeministër. Fatos Nano ishte atëherë i vetmi i burgosur në botë që e bëri burgun paradhënie: u dënua pa faj dhe “krimet” pa ndëshkim, i bëri më pas në liri. Veliaj pret të ndodhë e njëjta gjë me të. U paradënua nga një gjyq popullor që e quajti fajtor menjëherë mbas arrestimit, vazhdon të vuajë një paraburgim të padrejtë, joproporcional dhe të paligjshëm në...