Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe, ku 14 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një përplasjeje masive me 23 automjete në qytetin e Fujairah. Sipas Ministrisë së Brendshme, aksidenti ndodhi pak para mesnatës, në hyrje të emiratit lindor, në një moment kur trafiku ishte i ngadalësuar, raporton BBC. Ngjarja u shkaktua pasi drejtuesi i një kamioni humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur fillimisht me një automjet tjetër. Kamioni më pas u përmbys dhe goditi disa automjete të tjera që ndodheshin në rrugë. Përplasja përfshiu gjithsej 23 automjete, mes tyre pesë kamionë. Pas goditjes, kamioni mori flakë dhe zjarri u përhap me shpejtësi edhe në automjetet e tjera, duke shkaktuar një tragjedi me...