Trump: Nuk kemi nevojë për marrëveshje me Iranin, kemi paratë e tyre

Trump: Nuk kemi nevojë për marrëveshje me Iranin, kemi paratë e tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë më nevojë për një marrëveshje me Iranin, duke pretenduar se kontrollojnë Ngushticën strategjike të Hormuzit. “Nuk kemi nevojë për një marrëveshje me Iranin. Ato ditë kanë kaluar prej kohësh. Ne kemi paratë e tyre, qindra miliarda dollarë, dhe kemi Ngushticën e tyre!”, shkroi Trump në Truth Social. Ai komentoi gjithashtu humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, ndërsa bëri të ditur se i ka kërkuar zëvendëspresidentit JD Vance të fokusohet te korrupsioni në shtetet e drejtuara nga demokratët. “Miliarda dollarë vidhen çdo muaj. Buxheti ynë mund të balancohet shpejt me korrigjimin e këtij aktiviteti kriminal në shkallë të gjerë”, deklaroi Trump.