Trajneri i Shqipërisë vlerëson Alen Vukajn në mediat italiane, e krahason me stilin e Musiala: Nuk kam dyshime

Trajneri i Shqipërisë vlerëson Alen Vukajn në mediat italiane, e krahason me stilin e Musiala: Nuk kam dyshime

Një tjetër talent shqiptar po fiton vëmendje në futbollin italian. Bëhet fjalë për Alen Vukajn, futbollistin që është pjesë e skuadrës së të rinjve të Interit dhe që po tregon potencialin e tij në arenën ndërkombëtare. Këtë herë për të ka folur trajneri i Shqipërisë U-19, Fatjon Tafaj, i cili në një intervistë për median italiane “FcInterNews” ka vlerësuar maksimalisht cilësitë e lojtarit kuqezi. Madje, tekniku shqiptar ka bërë edhe një krahasim shumë interesant, duke e lidhur stilin e lojës së Vukajt me atë të yllit të Bayern Munichut, Jamal Musiala. “Duke marrë parasysh nivelin e tij teknik, inteligjencën taktike dhe aftësinë për të zgjidhur situatat individuale, veçanërisht në duelet një kundër një dhe një kundër dy, mund të them se ka karakteristika të ngjashme...