“E njëjta dorë”, ekzekutimi i shqiptarit dhe i një polici në Bruksel, policia belge thotë se ka lidhje mes tyre
Vrasja e një shqiptari në lagjen Ixelles të Brukselit dhe ekzekutimi i efektivit të policisë belge, Nordine El Talbi, dyshohet se janë kryer nga i njëjti grup kriminal. Sipas gazetës belge “De Standaard”, hetuesit kanë arritur në përfundimin se dy atentatet, të ndodhura brenda pak orësh në të njëjtën mbrëmje, kanë lidhje me njëri-tjetrin.Ngjarja e parë ndodhi më 12 tetor, rreth orës 17:50, në hyrjen e një pallati në rrugën Wiertz, në zonën e Ixelles, pranë Parlamentit Europian.Viktima ishte një shtetas shqiptar, i cili u qëllua me shtatë ose tetë plumba. Dëshmitarët raportuan se kishin parë tre ose katër persona duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.Sipas burimeve të cituara nga gazeta belge, shqiptari nuk rezultonte me precedentë penalë në Belgjikë. Megjithatë, mënyra e ekzekutimit...
Burimi:
sarandanews.com