Meta: SPAK u ndikua nga McGonigal dhe Yuri Kim, më kërcënuan 5 ambasada për emërimin në Kushtetuese

Meta: SPAK u ndikua nga McGonigal dhe Yuri Kim, më kërcënuan 5 ambasada për emërimin në Kushtetuese

Në gjyqin ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, Meta ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke pretenduar se hetimet dhe akuzat ndaj tij janë ndikuar nga ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, dhe ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Gjatë seancës së të enjtes, ai ka ngritur gjithashtu pretendime për ndërhyrje në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. “Prokuroria ka bërë veç shkelje e ndikuar nga Charles McGonigal dhe Yuri Kim, armike e përbetuar e Shqipërisë, në shërbim të Serbisë”, tha Meta. Më tej, ai deklaroi se ishte kërcënuar gjatë kohës që mbante detyrën e Presidentit të Republikës, në lidhje me emërimin e një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese. “Jam kërcënuar si President i Republikës nga 5 fëlliqësira...