“E morëm mesazhin direkt pas San Marinos”, Maran ka reflektuar: E kishim mbyllur me Finlandën edhe në ndeshjen e parë

“E morëm mesazhin direkt pas San Marinos”, Maran ka reflektuar: E kishim mbyllur me Finlandën edhe në ndeshjen e parë

Kombëtarja shqiptare përgatitet për një sfidë shumë të rëndësishme ndaj Finlandës, me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të konfirmuar pretendimet në Ligën e Kombeve. Në prag të këtij takimi, trajneri Rolando Maran ka folur për mediat, duke zbuluar edhe një problem që ka vënë re te skuadra pas ndeshjes me San Marinon. Bëhet fjalë për përgjegjësinë dhe mënyrën se si lojtarët duhet të përfaqësojnë fanellën kuqezi. Tekniku italian pranon se sinjali është marrë menjëherë pas sfidës së fundit, ndërsa kërkon më shumë përqendrim dhe angazhim nga të gjithë futbollistët. “Ne e kemi kuptuar direkt pas ndeshjes me San Marinon. Sinjali është marrë direkt nga skuadra. Ekipi e ndjen përgjegjësinë, e jeton atë dhe është i vetëdijshëm edhe për gabimet që mund...