4-0 me Qipron dhe 0-0 me Suedinë, Armand Duka përgëzon moshat e Shqipërisë

4-0 me Qipron dhe 0-0 me Suedinë, Armand Duka përgëzon moshat e Shqipërisë

Moshat e Shqipërisë kanë zhvilluar dy ndeshje para pak orësh ku kanë prodhuar rezultate pozitive. Ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe gjithë vëmendja ishte te Shqipëria U-19 pasi aty janë të gjithë talentet nga të cilët pritet shumë. Armend Muslika i Totenhem, Alen Vukaj i Inter, Gabriel Kulla i Sasuolos dhe Himanllari i Partizanit kanë shkëlqyer në fitoren 4-0 ndaj Qipros. Nga ana tjetër, Shqipëria U-17 ka barazuar 0-0 me Suedinë, duke krijuar një surprizë të bukur. Në lidhje me këto rezultate, Armand Duka ka duartrokitur performancën e Shqipërisë. “Urime çunave kuqezi të ekipit kombëtar U-19 për fitoren bindëse 4-0 kundër Qipros. Ju përgëzoj për triumfin, por edhe për lojën, vendosmërinë dhe dëshirën për të marrë tre pikët në këtë ndeshje. Bravo çuna,...