“Barcelona nuk ka shans të fitojë Champions League”, Kroos e shpjegon: Nuk e ka një Upamecano

“Barcelona nuk ka shans të fitojë Champions League”, Kroos e shpjegon: Nuk e ka një Upamecano

Toni Kroos ka dhënë një intervistë që ka ndezur debatet në Spanjë, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e Barcelonës për të fituar Champions League. Legjenda e Real Madridit ka analizuar lojën e skuadrës së Hansi Flick, duke vlerësuar futbollin ofensiv të katalanasve, por duke goditur fort repartin defensiv. Ish-mesfushori gjerman nuk e fsheh admirimin për mënyrën se si luan Barcelona, por sipas tij, kjo filozofi është shumë e rrezikshme në përballjet me kundërshtarët më të fortë të Europës. “Personalisht, më pëlqen jashtëzakonisht shumë mënyra se si luan Barcelona. Mendoj se luajnë në mënyrë brilante, është futboll emocionues dhe një kënaqësi t’i shikosh. Megjithatë, problemi më i madh është se nuk kanë cilësinë e nevojshme në mbrojtje për të vazhduar të luajnë në këtë mënyrë pa...