Samiti i NATO-s në Tiranë në pikëpyetje, Shqipëria kërkon ndihmën e Aleancës kundër dezinformimit rus
Shqipëria po shqyrton mundësinë e zhvillimit të samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, mes alternativave të tjera si shtyrja e tij apo organizimi në format virtual. Ndërkohë që data e takimit mbetet ende e papërcaktuar Tirana zyrtare ka kërkuar mbështetjen e Aleancës për një tjetër çështje të sigurisë, përballjen me fushatat e dezinformimit dhe kërcënimet hibride. Ministri i MbrojtjesErmal Nufi në një intervistë për median ndërkombëtare POLITICO, ka kërkuar dërgimin e ekipeve të specializuara të NATO-s në Shqipëri, për të ndihmuar institucionet në identifikimin dhe kundërshtimin e ndërhyrjeve të dyshuara në hapësirën online. Kërkesa është bërë së bashku me homologun malazez, Dragan Krapović. Nufi ka argumentuar se gjatë vitit të fundit janë shtuar fushatat në rrjetet sociale që nxisin urrejtje dhe përçarje në shoqëri,...
Burimi:
zeri.ai