Kualifikueset për Euro U-17: Shqipëria e nis me një pikë, barazon ndaj Suedisë
Kombëtarja shqiptare U-17 e ka nisur me një barazim pa gola, 0-0, aventurën në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027. Kuqezinjtë ndanë pikët me Suedinë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Bleron Celiku (GK), Aend Cekrezi, Mito Filaj, Rian Nezaj, Jon Ajvazi (C), Rajan Dybeli, Fabio Hyseni, Eldin Veliu, Haxhi Rrena, Tom Keqi dhe Lorent Zhara. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, me skuadrën e drejtuar nga trajneri Armand Dama që u organizua mirë në prapavijë, duke i lënë pak hapësira kundërshtarit. Shqipëria kërkoi të shfrytëzonte hapësirat nëpërmjet kundërsulmeve, por pa arritur të gjente rrugën e rrjetës. Edhe në fraksionin e dytë rezultati mbeti...
Burimi:
telesport.al