Videoja e Adrianos duke bërë xhonglime me shapka pushtoi rrjetet sociale, por nuk qenka vërtet ai

Videoja e Adrianos duke bërë xhonglime me shapka pushtoi rrjetet sociale, por nuk qenka vërtet ai

Një video ku Adriano shfaqet duke bërë xhonglime me topin në rrugët e favelave, me shapka në këmbë dhe cigare elektronike në dorë, ka marrë miliona shikime dhe afro 500 mijë pëlqime. Por protagonisti nuk është ish-sulmuesi i Interit, Fiorentinës, Parmës dhe Romës. Pamjet janë një “deepfake” i krijuar me inteligjencë artificiale. Personi i vërtetë është Marcelo Adriano dos Santos Freitas, i njohur si “Celinho” ose “O Bruxo” nga Campo Grande, një artist brazilian 30-vjeçar, i famshëm për aftësitë e tij me topin në situata të pazakonta. Këtë herë, fytyra e Adrianos është vendosur mbi imazhet e tij përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale. Videoja mashtroi miliona përdorues, madje edhe disa media të huaja. Pas tërheqjes nga futbolli, Adriano përjetoi depresion dhe probleme me alkoolin, të...