Moreira: Duhet të gjejmë vazhdimësi në lojë e rezultate, kjo kërkon kohë por do ta gjejmë
12 Nëntor 2026 13:22 Telesport “Nuk mund të luajmë mirë, pastaj keq, e më pas sërish mirë. Duhet të gjejmë vazhdimësi. Kërkon kohë, por do ta gjejmë”. Kështu deklaroi mesfushori i Milan, Diego Moreira, referuar rezultateve me luhatje të kuqezinjve mes Serie A dhe Europa League. “Në ndeshjen e fundit ndaj Genoa dëshmuam se mund të luajmë sipas stilit të Milan”, shtoi ai. “Trajneri më kërkon të mbroj shumë, sepse e di që jam i aftë për ta bërë këtë dhe se mund të përmirësohem”, tha më tej Moreira, 4 gola në 10 ndeshje në total me fanellën kuqezi. “E di që duhet të bëhem më i mirë, por e gjitha kjo është pjesë e zhvillimit tim“, u shpreh Diego Moreira, 22 vjeç.
Burimi:
telesport.al