“Milani është skuadra më e rëndësishme e jetës sime, e vetmja që më bindi të kthehesha”

“Milani është skuadra më e rëndësishme e jetës sime, e vetmja që më bindi të kthehesha”

12 Nëntor 2026 13:19 Alfred Lleshi Zlatan Ibrahimovic, aktualisht këshilltar i lartë i “RedBird” për Milanin, ka shkruar parathënien e librit “Il Milan nel mondo”, botuar nga Giunti, ku rrëfen lidhjen e veçantë me klubin kuqezi. “Milani është skuadra më e rëndësishme e jetës sime. Është gjithashtu i vetmi klub që më bindi të kthehesha. Gjatë karrierës kam veshur fanella legjendare, kam luajtur në qytete të mrekullueshme dhe kam fituar kudo, por Milani ishte diçka ndryshe. Ishte i vetmi klub që arriti të më rikthente, i vetmi për të cilin ndjeva nevojën të nisja gjithçka nga e para. Mes meje dhe këtyre ngjyrave është krijuar një lidhje që shkon përtej futbollit, trofeve, madje edhe kohës. Milani më dha lumturi herën e parë dhe dashuri herën...