Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë brenda pak orësh, 1 i arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim (EMRAT-DETAJE)
policia-foto ilustruese FUSHË KRUJË- Dy plagosje me thikë janë regjistruar së fundmi, brenda pak orësh në Fushë-Krujë. Bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme dhe në rrethana të veçanta. Në të dyja rastet, Policia ka identifikuar personat e përfshirë, ku njëri prej autorëve të dyshuar është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Raportohet se ngjarja e parë ka ndodhur në një lokal, ku janë konfliktuar dy persona. Pas një konflikti të çasit është plagosur me thikë Aurel Doda, teksa është arretuar autori i dyshuar Shkëlqim Curaj 49 vjeç. Ky i fundit, dyshohet se ndodhej nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Plagosja e dytë ka ndodhur në afërsi të Urës së Gjolës, pas një aksidenti të dy automjeteve. Automjetet e përfshira në...
Burimi:
zeri.ai