U dënua me 7 vite burg, ish-shefi i operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë, është larguar drejt Greqisë
Oltion Bistri TIRANË-Një ditë nga vendimi i Apelit të GJKKO për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri, i cili duhet të rikthehet në burg dhe të vuajë dënimin me 7 vite e 5 muaj heqje lirie, Policia e Shtetit është vendosur në kërkim të tij. Sipas informacioneve Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat e policisë. Raportohet se Bistri rezulton të jetë jashtë Shqipërisë. Dyshohet se disa kohë më parë ish-shefi i operacionales u largua drejt Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, por nuk dihet nëse Greqia është destinacioni i tij përfundimtar apo nëse është përdorur si vend tranzit për t’u larguar drejt një shteti tjetër. Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales Oltion Bistrin duke e...
Burimi:
zeri.ai