I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin
Kristian Shkreli TIRANË- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje. SPAK ka kërkuar që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe të dënohet me 1 vit burg, si dhe ndalim të ushtrim të funskioneve publike për një periudhë 5-vjeçare. Ndërkohë, seanca e radhës do të mbëhet më 18 nëntor, ku mbrojtja do të paraqesë konkluzionet e saj. Hetimet e SPAK-ut për Shkrelin kanë nisur më 20 mars, mbi një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Në maj 2025, në prag të zgjedhjeve, Shkrelit iu sekuestrua telefoni celular dhe iu ushtrua kontroll. Shkreli dyshohet për veprën penale të korrupsionit zgjedhor, pasi dyshohet...
Burimi:
zeri.ai