‘Kush të jep të dhëna ty’, Berisha sulmon gazetarët: Je e keqpërdorur zonjë…

‘Kush të jep të dhëna ty’, Berisha sulmon gazetarët: Je e keqpërdorur zonjë…

Sali Berisha TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me kallëzimin e bërë ndaj gjyqatres Irena Gjoka. Në dalje të godinës së SPAK, Berisha foli për mediet, teksa tha se mediat dhe gazetarët janë të keqpërdorur. Një debat e pati edhe me gazetaren Klodiana Lala, e cila e pyeti për emra konkret dhe se a kishte dorëzuar dokumenta për pretendimet e tij për gjyqtaren Gjoka. Berisha vijoi përplasjen me gazetaren, duke i thënë se ajo është “gazetarja më e keqpërdorur”. “Disa gazetarë si Klodiana Lala bëjnë si... Ti si hiqesh si informante, kush t’i jep të dhënat? Pse nuk merr informacion nga unë? Sepse ti je e keqpërdorur”, iu drejtua Berisha. /ZËRI