Qeveria jep “OK” për Ligjin e Sponsorizimeve, Blendi Gonxhja konfirmon lajmin e madh
Qeveria ka dhënë sot miratimin për projektligjin e sponsorizimeve. Lajmin e madh e ndau Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se nga dita e sotme, nis një kapitull i ri për sportin, kulturën dhe artin. Nga stadiumi “Air Albania”, ministri Gonxhja ka shpjeguar se si do të funksionojë ky ligj, duke e konsideruar një hap historik për zhvillimin që prek edhe sportin shqiptar, për të rinjtë dhe të talentuarit. Gjithashtu, Gonxhja prek edhe marrëdhënien mes shtetit dhe biznesit që do të fuqizohet akoma dhe më shumë në bazë të këtij projektligji. “Një vendim historik që pritet të revolucionarizojë financimin e aktiviteteve sportive, artistike e kulturore në Shqipëri. Këshilli i Ministrave miratoi sot Projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet,...
Burimi:
kohajone.com