Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Bashkimi Evropian do të miratojë të hënën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, që përfshin 150 subjekte shtesë dhe 50 banka. Njoftimin e bëri ministri francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad. Sipas tij, Franca ka propozuar shtimin e shumicës së subjekteve në këtë listë. Sanksionet e reja synojnë presionin ekonomik mbi Moskën dhe mbështetjen për Ukrainën, shkruan ai. “Të hënën, ne do të vendosim sanksione të reja kundër Rusisë, ndaj 150 subjekteve shtesë, 50 bankave dhe është Franca ajo që propozoi shtimin e shumicës së subjekteve”, deklaroi Haddad. Presioni ekonomik do të vazhdojë dhe Franca do të mbështesë Ukrainën, shtoi ai, pa dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e paketës. Njoftimi vjen në një moment tensionesh të shtuara mes Parisit dhe Moskës, pas vendimit...