Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, AKMC paralajmëron për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

 Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, AKMC paralajmëron për përmbytje dhe rrëshqitje dherash

foto ilustruese TIRANË- Moti i paqëndrueshëm pritet të përfshijë disa qarqe të vendit gjatë pasdites së kësaj të enjteje dhe ditës së premte, me reshje intensive shiu dhe shtrëngata. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) paralajmëron për rrezikun e grumbullimit të ujit në zonat urbane si dhe për vërshime të përrenjve dhe rrëshqitje dherash në zonat malore. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këtë të enjte reshjet do të prekin qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa të premten pritet të jenë intensive deri lokalisht shumë intensive në Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër. AKMC u ka kërkuar strukturave vendore të marrin masa parandaluese dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet për ndërhyrje, ndërsa qytetarëve u bën thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të...